Georgina përlotet nga dhurata 124 mijë euroshe e Ronaldos (Foto)

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij modelja Georgina Rodriguez janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ylli i Portugalisë i ka bërë partneres së tij një dhuratë shumë të kushtueshme. Ai e ka surprizuar modelen duke i dhënë një nga bagazhet më ikonike të Louis Vuitton, në të cilën mund të ruhet një sasi e madhe e bizhuterish dhe siç duket është ideale për udhëtimet e gjata.

Aty përfshiheshin tre çanta të tjera me të njëjtin funksion dhe çmimi i kësaj dhurate shkon në 124,000 euro.

‘Malle Vendome’ është një nga artikujt më të shtrenjtë të firmës së njohur dhe u krijua si një dhuratë për përurimin e butikut të kësaj marke në Place Vendome , që është epiqendra e argjendarëve parisianë.

 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.