Futbollistja spanjolle çudit me gjestin e saj,refuzon të respektojë ikonën e futbollit botëror Diego Armando Maradona

24 vjeçarja Paula Dapena ka çuditur duke u ulur në fushë dhe duke kthyer kurrizin në momentin që para takimit të ekipit të saj Viajes, po mbahej një minutë heshtjeje për legjendën argjetinase.

Ajo tregoi se ky gjesti ishte një “protestë” në shenjë solidarizimi me Ditën e Dhunës ndaj Gruas, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës se si Diego i trajtonte partneret e tij.

Futbollistja këmbngulte se do të refuzonte sërish të nderonte Maradonën.

“E enjtja ishte një ditë kundër Dhunës Gjinore, ndërsa ne mbajtëm një minutë heshtje për një njeri që ka dhunuar gratë, dhe jo për viktimat. Është diçka që idealet e mia feministe nuk mund ta pranojnë. Për mua Maradona është një futbollist spektakolar, por si njeri kishte shumë gjëra që mund të mos i pëlqeje dhe duhet të vlerësosh për cilësitë njerëzore që ka. Në klubin tim, secili është me mua. Kam marrë shumë vlerësime në rrjetet sociale, por dhe jam kërcënuar me vdekje,” tha ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.