Futboll, Spanja e Gjermania marrin fitoret e para në Olimpiadë

Spanja gjeti sot fitoren e parë në Lojërat Olimpike, teksa po luhet faza e grupeve. Iberikët mundën me shifrat minimale skuadrën e Australisë falë një goli të Oyarzabal në minutën e 81-të. Me këtë fitore, Furia e Kuqe numëron 4 pikë dhe kryeson renditjen e grupit C.

Në grupin A, vendasit e Japonisë arritën të mundin Meksikën me shifrat 2-1 dhe morën 3 pikë, që i japin shumë shpresa për të kaluar fazën e grupeve. Edhe fqinjët e tyre, Koreja e Jugut arriti të fitojë sot, duke mundur me “poker” 4-0 Rumaninë.

As Gjermania nuk zhgënjeu sot. “Panzerat” fituan mes shumë telashesh ndaj Arabisë Saudite me shifrat 2-3. Amiri (12′), Ache (43′) dhe Uduokhai (75′) ishin autorët e golave për Gjermaninë, teksa nga minuta e 67 ata luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Pieper.

Gjermanisë i duhet “të luftojë” ende për një vend në fazën me eliminim direkt. Edhe pse fituan sot ata janë në vendin e tretë me 3 pikë, pas Brazilit dhe Bregut të Fildishtë me nga 4 pikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.