FSHF përmbyll me vlerësime auditin nga UEFA dhe FIFA

Federata Shqiptare e Futbollit ka përmbyllur sot auditimin nga UEFA.

Auditi i qeverisë evropiane të futbollit, që zhvillohet çdo vit, ka konsistuar në fondet e investimeve dhe ato për projektet që Federata Futbollit ka aplikuar dhe fituar.

Në drejtimin e investimeve fokusi ishte te fondet e HatTrick IV dhe HatTrick V, që janë alokuar për stadiumin “Air Albania” dhe stadiumin e ri të Kukësit.

Auditi ka kontrolluar dhe financimet për projektet e futbollit 5×5, përfaqësueset rajonale dhe futbollit të femrave.

Në fund të këtij procesi audituesit kanë vlerësuar me nota maksimale performancën e lartë menaxheriale të FSHF.

Një muaj më parë, u përmbyll dhe auditi ndërkombëtar nga FIFA për investimin në Shtëpinë e Futbollit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.