FSHF ndryshon statutin/ Komisioni i Disiplinës dhe ai i Etikës bashkohen në një…

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së u mblodh sot përmes video-konferencws. Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, përfaqësues të FIFA-s, UEFA-s, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, etj.

Pas regjistrimit të pjesëmarrësve, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku bëri një ekspoze për të gjitha zhvillimet kryesore dhe vështirësitë e mëdha të futbollit Shqiptar gjatë të vitit 2020.

Më tej, u ngrit edhe Komisioni i Verifikimit të Mandateve, që informoi pjesëmarrësit se në këtë asamble nga 60 anëtarë ishin prezentë 59 delegatë te klubeve e shoqatave anëtare të FSHF-së dhe dekaroi fillimin e Asamblesë të Përgjithshme të FSHF-së.

Në vijim, e mori fjalën drejtori i Departamentit Juridik në FSHF, Aldi Topçiu, i cili shpjegoi procesin e revizionimit të statutit të ri të FSHF-së, sipas modelit standard të FIFA-s, i detyrueshëm ky për të gjitha federatat anëtare.

Më tej, procesi ka vijuar me diskutimet mbi formën e anëtarësisë, përbërjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe Komitetit Ekzekutiv si dhe formimin e trupave të pavarura, organeve gjyqësore dhe komisioneve të ndryshme”,- theksoi Topçiu, duke nënvizuar edhe risitë kryesore të këtij projekt-statuti, që janë:

1- Pavarësia politike dhe institucionale;

2 – Zgjerimi i bazës së anëtarësisë;

3- Rritja e kompetencave të asamblesë, duke zgjedhur të gjitha organet juridike, si dhe shkrirja e Komisioneve Juridike të Etikës dhe Disiplinës në një komision të vetëm. Nga sot e tutje, ai do të quhet Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, sipas modelit të UEFA-s”.

Pas diskutimeve, u kalua në procesin e votimit për revizionimin të Statutit të FSHF-së, të miratuar tashmë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Statuti i ri i FSHF-së u miratua me 56 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Në përfundim të punimeve të Asamblesë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka i falënderoi të gjithë anëtarët e federatës dhe të ftuarit për pjesëmarrjen në këtë mbledhje on-line dhe i uroi të gjithë për një vit të ri sa më të mbarë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.