FSHF miraton projektin më ambicioz të “100 Fushave”

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Në fillim të mbledhjes anëtarët diskutuan disa pika të rendit të ditës, si dhe janë miratuar disa prej tyre, ku një prej tyre është projekti i “100 Fushave”, një nga projektet më të mëdha të FSHF-së, që konsiston në ndërtimin e fushave të reja në të gjithë Shqipërinë dhe ku mund të aplikojnë pa kufizim kushdo, individ, pushtet qendror a vendor, klub futbolli etj.

Gjithashtu, me unanimitet të plotë u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me mbështetjen infrastrukturore që FSHF-ja do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, apo me investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin Tropikal.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.