FOTO/ Rinisin punimet te ‘Partizani’, klubi njofton se së shpejti nis shtrimi i fushës

Kanë rinisur sërish punimet në kompleksin e Partizanit.

Klubi ka postuar disa foto ku duket hoteli që po shkon drejt fundit, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrohet fusha e gjelbër pas largimit të inerteve.

Njoftimi i klubit.

-KOMPLEKSI SPORTIV I PARTIZANIT

-PRESIDENTI DEMI NDJEK NGA AFËR ECURINË E PUNIMEVE

-Akademia dhe stadiumi FK Partizani po marrin formë

-Në tribunën qëndrore kanë përfunduar plotësisht sistemet e koindicionimit, sistemet hidrosaitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit

-Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit

-Ecuria e punimeve po vijon me ritme shumë të shpejta jo vetëm për stadiumin, por edhe në ambjentet e tjera që do të vihen në funksion të Akademisë së Partizanit, fushat stërvitore, hoteli, zyrat e administratës!

-Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s.  /abcnews.al/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.