FOTO/ Juventus – Milan, statistikat dhe formacionet e mundshme

Dita e dielë ofron super sfidën, Juventus – Milan e cila do të luhet në “Allianz Stadium”.

Juventusi vjen pas një fitoreje në Champions League, por ende nuk njeh një të tillë në Serie A, ndërsa Milanin vjen pas një humbje në Champions përballë Liverpoolit, por është me pikë të plota në kampionat.

Të dy trajnerët e kanë cilësuar si ndeshje shumë të rëndësishme dhe do të bëjnë gjithçka për të marrë 3 pikët.

Allegri pritet ta nisë me skemën 4-4-2, ku sulmi do të udhëhiqet nga dyshja, Dybala-Morata. Titullar pritet të jetë edhe Locatelli pas një paraqitje shumë të mirë në Ligën e Kampionëve.

Në krahun tjetër, Pioli do ta nisë me skemën e zakonshme, 4-2-3-1, ku maja e sulmit edhe pse në dyshim pritet të udhëhiqet nga Giruod me Ibrahimovic ende të parikuperuar.Titullar gjithashtu në këtë ndeshje pritet edhe Florenzi.

Të dyja skuadrat vijnë më mungesa, me “kuqezinjtë” më të penalizuar pasi nuk kanë të gatshëm, Zlatan Ibrahimovic, Rade Krunic hde Tiemoue Bakayoko. Ndërsa “Zonja e Vjetër” nuk ka të gatshëm, Arthut, Aeron Ramsey, Kaio Jorge dhe Mattia De Sciglio.

Milani është i pamposhtur në 25 nga 27 ndeshjet e fundit në Serie A, ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 8 ndeshjet e fundit dhe po ashtu ka fituar si një pjesën e parë dhe gjithë ndeshjen në 7 nga 8 ndeshjet e fundit.

Janë shënuar mbi 3 gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.