FOTO/ Al Thani-Infantino trazojnë futbollin, veshin Messin me tunikë, po çfarë simbolizon?

E gjithë bota e futbollit priste me padurim që Messi të ngrinte në qiell trofeun e Kupës së Botës. Ajo që tërhoqi jo pak vëmendjen ishte një detaj, një pelerinë të zezë që Infantino dhe emiri Al Thani i veshën Messin përpara se “pleshti” të bashkohej me pjesën tjetër të ekipit.

Pelerina, tunika, që Messi veshi ishte e stolisur me detaje prej ari, që në kulturën arabe simbolizon pasurinë dhe që vishet ne raste speciale. Mediat e ndryshme në botë e kanë cilësuar këtë një skandal.

Në fakt, në sytë e çdo tifozi nuk la një shije të mirë pasi ajo pelerinë bëri që fanella e bardhekaltër e Argjentinës të dilte në plan të dytë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.