Formula1: Piloti britanik George Russell i ngazëllyer që do të zëvendësojë Lewis Hamilton

George Russell do të zëvendësojë Lewis Hamilton në Grand Prix të Sakhir këtë fundjavë. Hamilton është detyruar të tërhiqet nga gara në Bahrein pasi doli pozitiv me Covid-19.
“Unë mund të jem i veshur me një kostum tjetër gare këtë fundjavë, por unë jam një pilot i Williams dhe do të jem duke brohoritur për ekipin tim në çdo hap të rrugës,” tha 22-vjeçari Russell.
“Unë e shoh këtë si një shans të madh për t’u rikthyer si një pilot i përmirësuar. Një falënderim i madh edhe për Mercedes për besimin e tyre tek unë.Padyshim, askush nuk mund ta zëvendësojë Lewis, por unë do të jap gjithçka për ekipin në mungesë të tij që nga momenti kur futem në makinë. Më e rëndësishmja, i uroj një shërim të shpejtë. Unë mezi pres të dal në rrugën e duhur këtë javë “.
Mercedes ka udhëhequr karrierën e Russell që nga viti 2017. Ai ishte një pilot rezervë i Mercedesit në 2018, para se ta lëshonin atë te Williams me një kontratë tre-vjeçare nga fillimi i sezonit 2019. Ai vlerësohet shumë nga ekipi si një kandidat potencial për të ardhmen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.