Formacionet Kroaci – Çeki, kroatët në kërkim të fitores

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Kroacisë dhe Çekisë.

Kombëtarja e Kroacisë dhe Çekisë përballen sot nga ora 18:00.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të Grupit D, ku bëjnë pjesë edhe Anglia dhe Skocia.

Kroacia e nisi me humbje Kampionatin Evropian, u mposht nga Anglia 1-0, ndërsa Çekia fitoi ndaj Skocisë 2-0.

Kroatët kanë nevojë për fitore që të mbeten në garë për kualifikim, ndërsa çekët do të ishin të kënaqur edhe me një barazim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.