Formacionet Angli–Danimarkë, do të përcaktohet kundërshtari i Italisë

Anglia dhe Danimarka do të luajnë mes tyre në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”.

Italia tashmë e ka siguruar një vend në finalen e madhe dhe pret fituesin e takimit Angli – Danimarkë.

Anglia erdhi në gjysmëfinale pas fitores së madhe ndaj Ukrainës me rezultat 4-0, ndërsa Danimarka ka eliminuar Republikën Çeke me rezultatin 2-1.

Gareth Southagate për këtë ndeshje do të luajë me sistemin 4-2-3-1. Sulmi i besohet Harry Kane i ndihmuar nga Saka e Sterling.

Në anën tjetër Kasper Hjulmand ka vendosur t’i besojë Kasper Dolbergut, mbështetur nga Braithwaite e Damsgaard.

Angli: Pickford, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Kane, Sterling, Phillips, Mount, Saka.

Danimarkë: Schmeichel, Vestergaard, Kjaer, Maele, Christensen, Delaney, Braithwaite, Dolberg, Damsgaard, Stryger, Hojbjerg.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.