Fituan medalje në Lojërat Mesdhetare, sa do të shpërblehen sportistët shqiptarë

Në Lojërat Mesdhetare të këtij viti që po mbahen në Oran të Algjerisë nga data 25 qershor deri më 6 korrik Shqipëria ka arritur të fitojë 4 medalje, 2 ari, një bronzi dhe 1 argjendi. Sportistët në fjalë janë atletja Luiza Gega, mundësit Zelimkhan Abakarov dhe Islam Duadaev si dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, të cilët do shpërblehen sipas ligjit. Por sa janë konkretisht shumat që përfitojnë?

Luiza Gega do të përfitojë 20 milionë lekë të vjetër për medaljen e artë dhe 30 milionë për rekordin mesdhetar, pra një total prej 50 milionë lekësh të vjetër.

Mundësi çeçen Zelimkhan Abakarov i natyralizuar në shqiptar falë medaljes së artë do të marrë 20 milionë lekë të vjetër. Gjithashtu Islam Dudaev, tjetër mundës i natyralizuar nga Çeçenia, i cili fitoi medaljen e bronzit duke përfaqësuar flamurin kuqezi, do të përfitojë 8 milionë lekë të vjetër nga shteti shqiptar. Ndërsa peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u shpall nënkampion në stilin e shkëputjes për peshat 73 kg, do të marrë 10 milionë lekë të vjetër për medaljen e argjendtë.

Pa diskutim shpërblime këse të merituara për shkak të lodhjes së jashtëzakonshme si dhe nderimit që i bënë flamurit shqiptar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.