Finalet e radhës në Superiore, spikatin Vllaznia-Partizani e Kukësi-Laçi

Abissnet Superiore rikthehet të martën, me ndeshjet e javës së 12-të dhe katër prej ndeshjeve janë finale. Dy ndeshjet e para në program janë Tirana-Kastrioti dhe Dinamo-Teuta.

Bardheblutë kanë mundësi të përfitojnë këtë javë, pasi rivalët përballen mes tyre. Sigurisht në fillim duhet të mundin krutanët e renditur në vendin e fundit në klasifikim.

Dinamo e Teuta duan të bëjnë autokritikë, pas rezultateve jo të mira. Të mërkurën ka një finale mbijetese, mes Skënderbeu dhe Egnatias, kurse për zonën euro përballen Vllaznia e Partizani.

Të enjten, në “Air Albania Stadium”, përmbyllet java e 12-të me duelin mes Kukësit të vendit të dytë dhe Laçit, që vjen nga një fitore me goleadë kundër Dinanos.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.