FIFA cakton datën, ja kur do të luhet takimi play-off mes Skocisë dhe Ukrainës
Gjysmëfinalja e play-off-it të Kupës së Botës mes Skocisë dhe Ukrainës, e shtyrë për shkak të konfliktit në Ukrainë, do të luhet më 1 qershor dhe fituesi do të përballet me Uellsin më 5 qershor.
Ndeshja e Glasgout, planifikuar fillimisht për më 24 mars, ishte shtyrë për shkak të fillimit të bombardimeve nga ushtria ruse në territorin ukrainas. Për arsye të qarta, Federata ukrainase kishte kërkuar që ndeshja të shtyhej.
Sorry, the comment form is closed at this time.