Ferguson: Futbolli sot? Qajnë nëse i kritikon
Sër Aleks Ferguson përveç suksesit u bë i njohur në “Old Trafford” edhe për mënyrën e kritikave të tij të famshme ndaj lojtarëve, atë të ulërimave që u quajt trajtimi i “tharëses së flokëve”, ndaj të cilëve nuk ishin imunë as kapitenët Kin, Bekham, Runi apo Ronaldo.
Por sot, ish-trajneri i Mançester Junajtid tregon se futbolli ka ndryshuar shumë dhe nëse do t’i kritikonte në të njëjtën mënyrë sot futbollistët, ata rrezikojnë edhe të qajnë, duke qenë se janë shumë më të ndjeshëm.
“Trajneri Xhim Smith më tha se një prej futbollistëve të tij nisi të qajë kur ai e kritikoi. Mendova: ‘Si është bërë futbolli kështu sot? Ku po shkojmë kështu?’ Sigurisht që sot duhet të tregohesh me shumë takt kur i drejtohesh lojtarëve për t’u bërë kritika”, u shpreh skocezi.
Sorry, the comment form is closed at this time.