Federata pezullon trajnerin italian, ofendoi sulmuesin shqiptar

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në ndeshjen e dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento- San Xhorxhio Sediko.

Trento, ku luan futbollisti shqiptar Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3-2, por sulmuesi durrsak është përballur me një situatë të pakëndshme. 31-vjeçari është fyer për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioco.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia. Kjo nuk është falur aspak nga Federata, e cila e ka pezulluar menjëherë trajnerin për 4 muaj.

Vetë sulmuesi Aliu ka mbetur i shtangur nga veprimi i trajnerit, pasi vetëm një sezon më parë kishin qenë në të njëjtën skuadër, tek Adriese.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.