Fantastike Roma, Mourinho i jep leksion Atalantës

Kush mendon se Jose Mourinho e ka mbyllur ciklin e tij si trajner dhe se nuk se ka çfarë të japw, gabon shumë. Mjafton fitorja e sotme për të kuptuar se mbetet një nga strategët më të mirë në qarkullim edhe pse Roma e tij ka shumë luhatje.

Verdhekuqtë morën sot nje fitore të shkëlqyer në një nga fushat më të vështira në Serinë A, atë të Bergamos me rezultatin 4-1.

Nje ndeshje me lojë të dominuar nga Atalanta, Roma e nisi në mënyrën më të mirë ku iu deshën vetëm 44 sekonda që Abraham të kalonte ekipin në avantazh. Edhe në 27’, sërish shënoi ekipi i Romës me Zaniolon ndërsa një autogol i Cristante në 45+1’ duket se rihapi ndeshjen.

Gjithsesi në pjesën e dytë shënoi sërish Roma me Smalling në 72’ dhe Abraham në 82’ duke mbyllur një sfidë spektakolare me rezultatin 4-1.
Ndalet kështu Atalanta pas shumë fitoresh teksa Roma mund të themi që futet në garë për një vend në Champions League.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.