Everton nuk bie nga Premier, tifozët pushtojnë fushën
Everton siguroi qëndrimin në sallonet e mëdha të futbollit anglez, pasi arriti një fitore për zemra të forta në “Goodision Park”.
Ekipi i udhëhequr nga Lampard mposhti me përmbysje nga 0-2 në 3-2, Crystal Palace duke siguruar mbijetesën në Premier League.
Mateta në minutën e 21-të dhe Ajew në të 36-të shënuan për Crystal Palace duke shokuar vendasit.
Megjithatë Everton impresionon në pjesën e dytë duke shënuar tre gola. Keane rihapi takimin në minutën e 54-të, para se Richarlison të barazonte lojën në të 75-tën.
Në minutën e 85-të, Calvert-Lewin shënoi golin e fitores dhe çmendi tifozët vendas, të cilët të ekzaltuar nga ky triumf “pushtuan” fushën për ta festuar golin që ua siguroi mbijetesën.
3-2 dhe festa ishte e gjitha për Everton që siguroi mbijetësën në një sezon tepër të vështirë.
Në ndeshjet e tjera Chelsea barazoi 1-1 me Leicester, po 1-1 u mbyll edhe Aston Villa-Burnley.
Sorry, the comment form is closed at this time.