Europa League/ Ndalen Lazio e Leicester, Uzuni shënon përsëri

Myrto Uzuni shënoi golin e dytë në Europa League. Sulmuesi shqiptar gjeti golin për Ferencvaros por nuk mund të shmangte humbjen në shtëpi përballë Celtic që fitoi me rezultatin 3-2.
Në ndeshjen mdeshjen tjetër të Grupit G, Leverkusen dominoi 4-0 Betis duke komanduar në renditje.

Lazio vështirëson kualifikimin për më tej në Grupin E pasi barazoi 2-2 në transfertën me Marseille. Milik dhe Payet iu përgjigjën golave të Andersson dhe Immobile teksa bardhekaltërit janë të dytët me 5 pikë.

Edhe Leicester City bën një hap fals në Grupin C, që I bën nder më shumë Legias. “Dhelprat” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Spartak Moscoë por Vardy pati shansin të çonte ekipin drejt fitores teksa në fund humbi një penallti.

Në grupin F Crvena Zvezda është mundur në shtëpi nga Midtjylland, me golin e Evans në minutën e 56, që rrit edhe shpresat e këtyre të fundit për një kualifikim të mundshëm. Ndërsa kreun e grupit e mban Braga e cila arriti një fitore të thellë 4-2 ndaj Ludogorets, që ndodhet në vend të fundit me 1 pikë.

Përsa i përket grupit D ekipin turk Fenerbahce arriti një fitore të thellë kundër Antëerp, që i ngjall shpresat turqve për një kalim të grupit pasi renditen në vendin e tretë me 5 pikë, një më pak se vendi i dytë që mbahet nga Olimpiakos.
Dhe për grupin H ishte Dinamo e Zagrebit që arriti të fitonte ndaj Rapid Vien me rezultatin 3-1, duke kapërcyer në vendin e dytë me 6 pikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.