Europa League/ Napoli merr 3 pikët e para, fitojnë Lyoni dhe West Ham

Napoli nuk e pati të lehtë për të marrë fitoren e parë në Europa League. Në “Maradona Stadium”, të kaltërit që po dominojnë Serinë A vetëm me fitore morën 3 pikë falë suksesit 3-0 ndaj Legias së Varshavës e cila është dhe e para e Grupit C ku titullar ishte sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi.

70’ minuta luajti lojtari kuqezi dhe pas daljes së tij në minutën e 70’, Napoli arrin të shënojë 3 herë me Insigne dhe Osimhen me Politano, të ardhur nga stoli.

Me këtë sukses, Napoli merr vendin e dytë me pike të barabarta, 4 po aq sa Leicester.

Në Grupin A, Lyoni mori një fitore spektakolare me përmbysje 4-2 në transfertën me Sparta Pragën. Shaqiri ishte titullar për francezët por golat i shënuan, Ekambi, Aouar dhe Paqueta. Po në këtë Grup, Rangers mori fitoren e parë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Brondby në Gllasgow.

Në Grupin B Monaco mori kryesimin falë një fitoreje të rëndësishme 2-1 në transfertën me PSV teksa Sociedad ngjitet i dyti me fitoren 1-0 në transfertën me Graz.

Në Grupin H, West Ham kryeson me pike të plota falë suksesit të tretë radhazi, ku mundi 3-0 Genk.

Në grupin E Lokomotiva e Moskës humbi në shtëpi në përballjen me ekipin turk Galatasay me rezultatin e ngushtë 0-1. Me ketë fitore turqit janë në vend të parë me 7 pikë, ndërsa Lokomotiva e mbyll grupin me 1 pikë.
Dhe në grupin D Eintracht i Franfurtit ka fituar me reyultatin 3-1 ndaj Olimpiakos, fitore e cila i renditi gjermanët në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Olimpiakos e ndjek nga vendi i dytë me 6 pikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.