Europa League/ Napoli eliminon Leicesterin, rezultatet e ndeshjeve

Ndeshjet e pasdites së sotme në Ligën e Europës kanë përcaktuar fatin e katër grupeve të para sa u përket skuadrave që do të vazhdojnë më tej në këtë turne dhe kush shkon në Ligën e Konferencës.

Skuadra e parë në çdo grup të Ligës së Europës shkon në 16-she të turneut, ndërsa skuadra e dytë duhet të luajë play-off me ekipet që vijnë nga Liga e Kampioneve.

Nga ndeshjet e para bie në sy sidomos ajo mes Napolit dhe Leicesterit, që ishte një finale direkte për vendin e dytë në grup.

Napolitanët kanë triumfuar me shifrat 3-2 e kështu do të vazhdojnë në fazën me eliminim direkt, ndërsa anglezët zbresin në turneun e tretë për nga rëndësia në kontinent.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e disa prej ndeshjeve që u luajtën sot.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.