Europa League, Leicester thyen Spartakun e Moskës

Për Leicester City ajo ndaj Spartak Moscoë ishte një ndeshje për jetë a vdekje pasi vetem me një fitore mund të mbante shpresat për një kualifikim në Europa League.

Skuadra e Rodgers arrin të marrë maksimumin në një ndeshje drithëruese me 7 gola dhe permbysje spektakolare dhe ku heroi është vetëm një, Patson Daka me katër gola.

Në Moskë ishin vendasit që surprizuan dhe udhëhoqën me dy gola deri në minutë të 40’ ku shënuan Sobolev dhe Larsson.

Në fund të pjesës së parë nis dhe përmbysja e anglezëve ku sulmuesi Daka “ndez” motorët. Fillimisht shënon në shtesën e pjesës së parë e me të nisur e dyta realizon edhe tre herë të tjera duke e çuar rezultatin në 4-2 për Leicester.

Sobolev shënon sërish në 86’ për të hapur ndeshjen, por nuk ka më kohë dhe mbyllet 4-3. Leicester merr fitoren e parë duke marrë vendin e dytë në renditje në një grup ku kryeson në mënyrë surprizë Legia e shqiptarëve.

Napoli është në vendin e fundit në grup me 1 pikë të g8umbulluar, por me një ndeshje më pak se dy skuadrat që dolën në fushë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.