”Euro 2020”/ Italia sfidon Turqinë në ndeshjen hapëse

 Starton sot zyrtarisht Europiani i përfaqësueseve të futbollit.

Italia sfidon Turqinë në ndeshjen e parë hapëse.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Olimpico” të Romës dhe Turqia pavarësisht se shënohet si ekipi pritës, Italia e ka një avantazh pasi luan në ”shtëpinë” e saj.

Në të njëjtin grup me Italinë e Turqinë ndodhen dhe Uellsi me Zvicrën.

Europiani duhet të mbahej vitin e kaluar, por u shty prej pandemisë.

Për herë të fundit u mbajt në Francë ku e fitoi Portugalia ndërkohë këtë radhë risia është se do të mbahet në disa shtete.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.