“Euro 2020″/UEFA: Gjoba nëse lojtarët heqin shishet nga konferenca

Skuadrat e kampionatit “Euro 2020” do të përballen me gjoba nëse vijojnë te heqin pijet e sponsorëve në konferencat e shtypit, siç kanë bërë ditët e fundit Cristiano Ronaldo me shishet e Coca-Cola, apo Paul Pogba me shishen e birrës, veprimi i të cilëve është mbështetur me sjellje të ngjashme nga të tjerë futbollistë gjatë konferencave.
Dje përfaqësuesi i kombëtares së Italisë, në konferencë, Manuel Locatelli, gjithashtu largoi shishet e Coca-Cola për t’i zëvendësuar me ujë.

“Uefa i kujton skuadrave pjesëmarrëse se partneritetet janë pjesë integrale e realizimit të turneut dhe sigurojnë zhvillimin e përhapjen e futbollit në të gjithë Evropën, duke përfshirë të rinjtë e gratë”. thuhet në njoftimin e organizatorëve. Drejtori i Uefas për Euro 2020, Martin Kallen tha se lojtarët janë të lidhur me kontratë me anë të federatës së tyre, me kushtet dhe rregullat e turneut.

Por, ai shtoi se i kuptonte veprimet e disa lojtarëve, si për shembull Paul Pogba, që e bëri diçka të tillë për arsye fetare. Uefa tha se nuk do të gjobiste drejtpërdrejt futbollistët, pasi sanksionet kryen me anë të federatave kombëtare.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.