“Euro 2020″/ Sot vetëm dy ndeshje dhe me ndryshim orari

Do të zhvillohen sot vetëm dy ndeshje në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” dhe që të dy sfidat do të jenë nga Grupi A.

Në stadiumin “Olimpiko” të Romës, Italia ballafaqohet me Uellsin dhe, pasi tashmë skuadra e Roberto Mancinin e ka siguruar fazën e eliminimit direkt, ajo do të kërkojë që të konfirmohet si lidere e grupit me një fitore të re.

Në këtë grup, Italia i ka gjashtë pikë nga dy fitoret e siguruara në dy ndeshjet e para, kurse Uellsi i ka dy më pak në vendin e dytë.

Nga ndeshjen tjetër do të përplasen Zvicra me Turqinë në stadiumin “Olimpik”, në Baku.

Zvicra ka vetëm një pikë në vendin e tretë, kurse Turqia është në vendin e katërt me zero pikë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 18:00.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.