“EURO 2020″/ Skocia, një fortesë e pakalueshme për Anglinë

Anglia bllokohet në “murin” skocez në derbin ishullor të Grupit D në Kampionatin Europian. Në “Wembley”, ndarë mes tifozëve të të dyja skuadrave, “Tre Luanët” e kanë shumë të vështirë të gjejnë rrjetën dhe sfida përfundoi në një barazim pa gola.

Skuadra e Southgate e nisi mjaft mirë ndeshjen duke qarkulluar dhe dominuar në zotërimin e topit dhe me Foden e Kane përpiqen të gjejnë rrjetën, teksa Stones godet edhe shtyllën, por pa shkuar te goli. Skocia në anën tjetër përpiqet në kundërsulm me Dykes dhe Adams, të cilët i afrohen edhe golit. por pjesa e parë përfundon me rrjeta të paprekura.

Anglia që vinte si superfavorite në këtë takim, e nis fraksionin e dytë me një marsh tjetër dhe Mount, Kane, e Foden përpiqen dhe rrezikojnë shumë, por përballen me mbrojtje të hekurt nga rivalët skocezë.

Gjithsesi loja ishte e fortë dhe munguan rastet konkrete nga të dyja skuadrat të cilat në minutat e mbetura u përpoqën më shumë të mos pësojnë sesa të shënojnë. Me gjithë zëvendësimet e bëra te Anglia, me Rashford e Grealish në fushë, rezultati nuk ndryshoi dhe meritat janë të Skocisë që morën një barazim shumë të rëndësishëm. Për Anglinë duhet pranuar që ishte një mbrëmje zhgënjyese, pasi prej tyre pritej shumë dhe ende nuk kanë arritur të tregojnë asgjë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.