“Euro 2020″/ Më në fund tifozët rikthehen në stadium

Turqia dhe Italia do ta zhvillojnë ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2020.

Ndeshja do të zhvillohet në “Olimpico” të Romës dhe fillon në ora 21:00.

Senol Gunes dhe Roberto Mancini kanë prezantuar formacionet, ku kërkojnë fitore në ndeshjen hapëse.

Por një gjë e bukur në këtë kampionat është se tifozët janë kthyer në shkallët e stadiumit.

Sot në ‘Olimpico’ do të jenë 30 për qind të kapacitetit me tifoz.

Hapja është bërë me këngë. Tenori Andrea Bocelli ka kënduar në ceremoninë hapëse të kompeticionit “Euro 2020”. Ai e ka nisur me këngën “Vincero”, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë një ogur i mirë për të kaltrit, që do të përballen me Turqinë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.