“Euro 2020″/ Holanda kalon në epërsi me 11 metërsh

Holanda ka gjetur shpejt golin në ndeshjen me Austrinë ne Amsterdam për grupin B.

Ishte Alaba, që në këtë rast u bë protagonist negativ.

Kapiteni i Austrisë shkaktoi një penallti të panevojshme ndaj Dumfries në hyrje të zonës dhe pas shqyrtimit të VAR, arbitri vendosi për penallti.

Memphis Depay, sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës, e mori përsipër dhe nuk gaboi, duke kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 10. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.