“Euro 2020″/ Anglia për herë të parë, Italia synon kupën e dytë

Një ndeshje për t’u mbajtur mend gjatë ishte ajo e mbrëmjes së djeshme. Anglia kalon në finalen e “EURO 2020”, por nuk mund të harrojmë dhe surprizën e këtij Evropiani, skuadrën daneze, e cila edhe pse nuk arriti të kalonte, la gjurmë në këtë Evropian.

Ndërkohë që finalja e madhe vë përballë dy skuadra të forta si Italia dhe Anglia, të cilat do të diskutojnë trofeun mbrëmjen e 11 korrikut në “Wembley”.

Kjo nuk është finalja e parë për italianët. Ata luajnë të dielën finalen e katërt, nga të cilat një e kanë fituar në ndeshjen ndaj Jugosllavisë në vitin 1968 me rezultatin 2-0.

Por e kundërta ndodh për Anglinë, e cila për herë të parë prek finalen e një Evropiani.

Finalja e “EURO 2020” pritet të na tregojë dhe fituesin këtë të dielë.

Por kush janë finalistët e Evropianit ndër vite?

1960: Bashkimi Sovjetik 2-1 Jugosllavi (shtesë)

1968: Itali 2-0 Jugosllavi

1964: Spanjë 2-1 Bashkimi Sovjetik

1972: Gjermania Perëndimore 3-0 Bashkimi Sovjetik

1976: Çekosllovaki 2-2 Gjermania Perëndimore (5-3 me penallti)

1980: Belgjikë 1-2 Gjermania Perëndimore

1984: Francë 2-0 Spanjë

1988: Holandë 2-0 Bashkimi Sovjetik

1992: Danimarkë 2-0 Gjermani

1996: Republika Çeke 1-2 Gjermani (shtesë)

2000: Francë 2-1 Itali (shtesë)

2004: Portugali 0-1 Greqi

2008: Gjermani 0-1 Spanjë

2012: Spanjë 4-0 Itali

2016: Portugali 1-0 Francë

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.