Zyrtare! Finalja e “Conference League” do zhvillohet në “Air Albania Stadium”

Finalja e “Conference League” do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”. Kompeticioni më i ri i UEFA-s, që merr udhë sezonin e ardhshëm, është i treti për nga rëndësia pas Champions League dhe Europa League.

Një vendim historik për vendin tonë, ndërkohë që FSHF, për të arritur te ky objektiv, kishte hequr dorë nga gara për finalen e Superkupës së Evropës. Ky vendim u mor sot nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pjesë e të cilit është edhe Armando Duka, kreu i FSHF-së.

Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri evropian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022.

Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale evropiane të këtyre përmasave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.