Emmanuel Macron nis “karrierën” si futbollist, zbret si titullar në fushë

Emmanuel Macron, një nga politikanët më të rëndësishëm në Europë dhe në botë zbret në fushë si futbollist. Presidenti francez nuk e ka fshehur kurrë pasionin e madh për futbollin dhe është tifoz i zjarrtë i Marseille por edhe i kombëtares dhe shpesh është parë duke vizituar lojtarët në grumbullim.

Por sot, ai do të bëjë hapin e radhës, të luaj në një ndeshje mes emrave të njohur madje si titullar. Macron do të jetë në rolin e mesfushorit para mbrojtjes dhe do të ketë në krah një emër si Rudi Garcia, trajneri i njohur francez.

Por me kë do të luajë Emmanuel Macron? Bëhet fjalë për ekipin Variétés Club, një skuadër e krijuar që në vitin 1971 dhe që mbledh personalitete të shquara në përbërje duke nisur nga Princi Albert i Monacos, Didier Deschamps, Michel Platini e shumë të tjerë ndërsa sot në formacion do të jenë legjenda si Alan Giresse, Sony Anderson, Karembeu, Arsene Wenger.

Të gjitha këto ndeshje bëhen për bamirësi, jubilee, dhe në total, Variétés Club ka zhvilluar më shumë se 2200 ndeshje duke grumbulluar deri në 5 mln Euro që më pas janë shpërndarë për bamirësi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.