Elaine Thompson-Herah, rekord të ri olimpik në 100 metra vrapim

Është zhvilluar sot finalja në vrapim 100 metra në konkurrencën e femrave ku u vendos rekord i ri olimpike.

Medaljen e Arit e fitoi Elain Thompson-Herah që e mbylli garën për 10.61 sekonda duke thyer rekordin e Florence Griffith-Joyner që kishte vrapuar 100 metra për 10.62 sekonda në Lojërat Olimpike të vitit 1988.

Kjo garë u dominua nga atletet xhamajkane pasi vendin e dytë e zuri Shelly-Ann Fraser Pryce që e mbylli garën për 10.74 sekonda.

Ndërsa medaljen e bronztë e morri Shericka Jackson me kohën 10.76 sekonda.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.