Lojtari i Malmos çon vëllain në vend të tij për t’u martuar

Ajo që ka bërë Mohamed Bouya Turai është e veçantë dhe e padëgjuar ndonjëherë.

27-vjeçari nënshkroi për Malmon, pas një aventure të kaluar në Superligën e Kinës.

Suedezët njoftuan transferimin e tij më 22 korrik dhe ai supozohej të ishte në Sierra Leone më 21 korrik për t’u martuar me partneren e tij, Swad Baidoun.

Malmo i kërkoi që të ishte më herët në përgatitjen e ekipit dhe kështu ai pati një problem të madh. Ai duhet të anulonte martesën e tij, por këtë gjë nuk e bëri dhe dërgoi vëllain e tij për ta përfaqësuar në ceremoni.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leon, por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija më herët në përgatitje. Fotot i bëmë më parë. Kështu që duket sikur isha atje, por jo. Vëllai im shkoi për të më përfaqësuar mua në dasmë”, tha Turay.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.