Dy ditë para Evropianit, Spanja çlirohet nga koronavirusi

Dy ditë para nisjes së Kampionatit Evropian, Spanja ka marrë frymë lirisht nga koronavirusi, pasi deri këtë të mërkurë ishte në ankth duke qenë se 2 futbollistë kishin rezultuar pozitivë, Sergio Busquets dhe Diego Llorentes.

Kjo e detyroi trajnerin Luis Enrique që në ndeshjen miqësore të së martës të dërgonte ekipin e 21-vjeçarëve.

Megjithatë, në testet e së mërkurës të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë, duke bërë që Enrique të mos bëjë ndryshime në listën përfundimtare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.