Drogba: Salah do të thyejë rekordet e mia, më vjen të qaj

Mohamed Salah e ka nisur sezonin si ‘bomber’ dhe ish-futbollisti i Chelsea, Didier Drogba, nuk çuditet për performancën e egjiptianit, që tashmë ka hyrë në histori si afrikani me më shumë gola në Premier League.

“Nëse vazhdon kështu, do të thyejë të gjitha rekordet mia! Më vjen të qaj…”, ka thënë me shaka ish-sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

Ish-lojtari nga Bregu i Fildishtë shpjegoi gjithashtu se si e kujton ‘Faraonin’ Salah kur u takuan te Chelsea në vitin 2014.

“Ajo që pashë gjatë stërvitjes dhe e thonë të gjithë shokët e tij, është cilësia që ai kishte. Atij i duhej thjesht më shumë kohë për të treguar talentin dhe cilësinë e tij. Isha i trishtuar që nuk kontribuova, ai ishte i mirë edhe atëherë. Kur ke këtë lloj inteligjence, është vetëm çështje kohe që të shpërthesh”, ka vijuar më tej Drogba, që e justifikon largimin e Salah nga Chelsea me faktin se blutë e Londrës kishin lojtarë të nivelit shumë të lartë.

“Kur shikon skuadrën që kishim, nuk ishte e lehtë të luanim, por ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen tek Mo është se ai ishte shumë i sjellshëm edhe kur nuk luante. Më kujtohet që kemi biseduar disa herë kur ai ishte te Roma dhe shënonte gola. Pati një moment kur nuk shënonte dhe më pyeti se si mund t’i përballonte këto lloj situatash. Kam ndarë me të shumë shembuj dhe përvoja. shtoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.