“Djalli” beson te Broja, Milan projekton të ardhmen me yllin kuqezi, dëmtimi ul kostot

Në Itali vijojnë të insistojnë, Milan nuk heq dorë nga Armando Broja, pavarësisht se ylli kuqezi ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi të rëndë, ku këputi ligamentet e gjurit. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Broja është prioritet i klubit kuqezi për sezonin 2023-2024.

Kjo lëvizje e “djallit” është logjike duke parë se Pioli ka në përbërje një fazë ofensive të madhe në moshë. Ibra është në fund të karrierës, po ashtu edhe Giroud, ndërsa Orgi nuk po jep garancitë që drejtuesit e klubit shpresonin.

Broja është profili ideal që Pioli dhe stafi drejtues kërkojnë në tregun e transferimeve, ky nuk është një sekret pasi prej një viti kanë zhvilluar sondazhe të ndryshme për të kuptuar nëse ekzistonte mundësia për të transferuar “bomberin” kuqezi në Serie A.

Broja4Dëmtimi i Brojës nuk shihet si një problem nga stafi drejtues i Milanit, përkundrazi, ky dëmtim mund të bëjë që Chelsea të ul pretendimet për Brojën, kartonin e të cilit e vlerësonin me 35-40 milionë euro përpara se të dëmtohej.

Chelsea, por dhe me lojtarin, për formulën e transferimit, dëshira e tyre është për një huazim me të drejtë blerje. “Djalli” i ofron Brojës, 1,2-1,5 milionë euro, pak në raport me atë që sulmuesi shqiptar përfiton të Chelsea, 5 milionë euro në sezon.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.