Djali i Wayne Rooney në hapat e të atit, firmos kontratën e parë me Manchester United

Djali i Wayne Rooney, Kai ka firmosur në moshën 11-vjeçare kontratën e parë me Manchester United.

Djali i Rooney, duket se është në gjurmët e të atit për një karrierë të madhe me ‘’Djajtë e Kuq’’ në Old Trafford. Vetë Rooney që momentalisht drejton përkohësisht Derby County-n e ka cilësuar këtë si një ditë krenarie teksa këshillon të birin që të punojë fort me Manchester United.

Wayne Rooney u rrit tek Liverpool dhe më pas tek Everton, teksa tek kjo e fundit debutoi si sulmues dhe luajti për dy vite. Menjëherë anglezi ra në radarin e Ferguson duke bërë lëvizjen e madhe tek Manchester United me të cilin luajti për plot 13 vite. Pas disa vitesh një tjetër Rooney mund të zbresë në fushë, kësaj radhe Kai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.