Ditë zie në futboll, ndërron jetë në fushë talenti 17-vjeçar nga Kosova 

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Kosovë gjatë një ndeshje futbolli.

Talenti 17-vjeçar i Trepçës 89, Erion Kajtazi ka ndërruar jetë në fushën e lojës pas një sulmi kardiak. Djaloshi ka rënë papritur në fushën e lojës duke ngjallur panik për të gjithë të pranishmit.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Trepça ‘89 dhe Emergjenca e Spitalit të Prizrenit.

Kajtazi, që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije.

Siç ka njoftuar FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’i shpëtuar jetën talentit 16-vjeçar, por ishte e pamundur. Mjekët konstatuan vdekjen që ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Reagim emocional pati klubi ku luante Kajtazi. Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, është shprehur i shokuar me vdekjen e 17-vjeçarit. Zeka ndër të tjera shkroi se po planifikonin transferimin e Kajtazit në Evropë në një të ardhme të afërt.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.