“Euro 2020″/ Sot, dita e kampionëve. Ndeshjet dhe oraret

Një e shtunë që mund t’i dedikohet futbollit prej orës 15:00 deri në 23:00, kur përmbyllet edhe raundi i dytë i ndeshjeve në fazën e grupeve në “Euro 2020”.

Gjithçka nis me Hungari-Francë, me kampionët e botës favoritë absolutë dhe të motivuar për të marrë triumfin e dytë pas atij që morën me Gjermaninë.

Këta të fundit janë në presion të madh dhe në orën 18:00 kanë një finale për të luajtur kundër Portugalisë.

Ky është dueli i ditës për sot në Evropianin e Futbollit dhe “panzerat” kurrsesi nuk duhet të humbasin.

CR7, të cilit nuk i ka ecur në të shkuarën me Gjermaninë, do tentojë të shënojë që Portugalia kampione në fuqi e Evropës të sigurojë kualifikimin. Sonte mes këtyre dy skuadrave do të jetë betejë e vërtetë.

PORTUGALI-GJERMANI, FORMACIONET E MUNDSHME
PORTUGALIA (4-2-3-1): 
Patricio; Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro; Danilo, Carvalho; Bernardo, Fernandes, Jota; Ronaldo

GJERMANIA (3-4-3): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Sane, Muller, Gnabry

Në mbrëmje luhet një tjetër ndeshje që nuk duhet humbur. Spanja, tre herë kampione e Europës, do kërkojë fitoren e parë pas barazimit me Suedinë.

Në krahun tjetër ka Poloninë që gjithashtu kërkon të reagojë. Robert Lewandowski duhet markuar mirë, sikurse duhen shfrytëzuar edhe rastet e krijuara, jo sikurse ndodhi me Suedinë. 

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.