Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli humb të vëllain
Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar, një dhimbje e madhe ka pllakosur në familjen e mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli. Pak orë më parë ka ndërruar jetë vëllai i tij, Pavli Vangjeli, vetëm 37 vjeç.
Pas një sëmundjeje të rëndë te shfaqur kohët e fundit, ish-mesfushori i disa ekipeve greke, mes të cilave dhe PAOK-u, ndërroi jetë në qytetin e Selanikut. Vitet e fundit ai kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.
Bëhet fjalë për një ish-futbollist që pasi filloi karrierën me moshat e Skënderbeut, më pas emigroi në Greqi me familjen dhe bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut. Dhimbja është shumë e madhe, ndërsa sot edhe skuadrët ku luajtur Pavli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare.

Sorry, the comment form is closed at this time.