Detaje nga pengmarrja e Pogba: Donin 13 mln euro

Gazeta spanjolleMarca’ ka publikuar komunikimin e bërë mes mesfushorit francez, Paul Pogba dhe dy grabitësve, të cilët e kërcënuan me armë, duke i kërkuar në këmbim 13 milionë euro.

Ngjarja u regjistrua në një banesë në Klerfontajn në Afrikën e Jugut, teksa ishte duke u stërvitur me kombëtaren e Francës.

Mediat kanë zbardhur deklaratën e Pogba të bërë në muajin gusht, ku ai ka përshkruar gjithë ngjarjen e 19 marsit.

29-vjeçari ishte në një ditë pushimi, që do ta shfrytëzonte për t’u argëtuar, kështu që u zhvendos në një banesë së bashku me miqtë e tij.

Rreth orës 4, dy persona të maskuar, me antiplumb dhe të armatosur, u afruan dhe e kërcënuan atë, duke i kërkuar 13 milionë euro, 3 prej tyre në dorë.

Pogba pohon se, duke qenë i vetëm në ato çaste, u premtoi grabitësve t’i paguante menjëherë. Diçka të tillë, futbollistit ia komunikoi edhe miku i tij, duke i thënë se të gjithë ishin në rrezik.

Më tej, ai shtoi se ngjarje të tilla u ndodhin të gjithë lojtarëve të famshëm nëpër Evropë. Ishte banka ajo që kishte dyshime dhe nuk lejoi përfundimin e transfertës së parave.

Hetuesit, pas marrjes së deklaratave të yllit francez, bënë identifikimin e autorëve, ndërkohë që në pranga ra vëllai i tij Matias, i akuzuar si një prej organizatorëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.