Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues

Supersfida e javës së 6-të e Kategorisë Superiore, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nuk ka prodhuar fitues. 

Pavarësisht se të dy skuadrat kishin rastet e tyre, 90-minutëshi i luajtur në “Air Albania” përfundoi me shifrat 0-0.

Një ndeshje tepër e luftuar, me rastin më të diskutuar që mbetet një pengim në zonën e Partizanit të Muçit.

Por për kryesorin nuk kishte asgjë dhe në përfundim vetëm një pikë për të dy skuadrat. Pas 6 takimesh, Partizani kryeson momenatalisht me 11 pikë, në pritje të ndeshjeve të rivalëve.

Ndërkohë Tirana regjistron barazimin e tretë radhazi dhe gjendet e 7-ta me 6 pikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.