UEFA dënon Anglinë me një ndeshje pa tifozë, a përfiton Shqipëria?

Anglia është urdhëruar të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura si ndëshkim për trazirat në stadiumin Wembley gjatë finales së Euro 2020. Trupi drejtues i futbollit evropian tha se mori masa për mungesën e rendit dhe disiplinës brenda dhe rreth stadiumit për ndeshjen me Italinë.

UEFA ka thënë në një deklaratë se do të urdhëronte Federatën Angleze të Futbollit që të luajë dy (2) ndeshjet e saj të ardhshme të kompeticionit UEFA me dyer të mbyllura, e dyta prej të cilave pezullohet për një periudhë dyvjeçare nga data e vendimit aktual, për mungesën e rendit dhe disiplinës brenda dhe rreth stadiumit.

Po ashtu u vendos për të gjobitur Federatën Angleze të Futbollit 100,000 mijë euro “për mungesën e rendit dhe disiplinës brenda dhe rreth stadiumit, për pushtimin e fushës së lojës, për hedhjen e objekteve dhe për shqetësimet gjatë himneve kombëtare”.

Por a do të luajë Anglia ndeshjen e radhës me Shqipërinë pa tifozë?

Skuadra e Southgate do të luajë një ndeshje pa tifozë të radhës, por jo me Shqipërinë, sepse ajo ndaj nesh është një ndeshje e FIFA-s, teksa dënimi është dhënë për kompeticionet e UEFA-s që do të thotë se në Nations League e ardhshme, ekipi do të luajë në Wembley me dyer të mbyllura.

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë dënimin,” shkruan në njoftimin e vete Federata Angleze. “Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skenat e turpshme rreth stadiumit Wembley në finalen e Euro 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.

Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet, kështu që ne kemi porositur një hetim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira.

Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur larg stadiumeve fajtorët”, përfundon deklarata e FA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.