Dënimi i rebelëve të Super League, tërhiqet UEFA

Duket se po merr fund beteja mes tre rebelëve të SuperLigës, Real Madrid, Barcelona e Juventus me UEFA-n. Kjo e fundit me një lëvizje ‘rrufe’ ka njoftuar se pezulloi procedimin disiplinor ndaj tre klubeve të mësipërme, të cilët ishin shumë pranë sanksioneve dhe ndoshta përjashtimit nga Champions League.

“Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër FC Barcelona, ​​Juventus FC dhe Real Madrid CF për një shkelje të mundshme të kornizës rregullatore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt ‘Super League’, Komisioni i Apelit Uefa ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e UEFA

Një hap i tillë duket se ka ardhur pas njoftimit nga Ministria Zvicerane e Drejtësisë e cila paralajmëroi UEFA-n pak ditë më pare se Ceferin dhe institucionet e tij nuk mund të ndërparrin hapa sanksionues ndaj Juventusit, Barcelonës dhe Real Madrid që do të thotë se me tërheqjen e sotme nga UEFA, ata do të jenë në Champions League.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.