Del kalendari i Botërorit, ja rrugëtimi i Shqipërisë
Shqipëria ka mësuar kalendarin e rrugëtimit për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë e nisin me Andorrën në transfertë dhe menjëherë pas saj pret në shtëpi Anglinë.
Më pas, Shqipëria shkon drejt San Marinos për të mbyllur sfidën e 3-të të marsit. Në shtator Shqipëria udhëton drejt Polonisë, dhe kthehet për të pritur Hungarinë dhe San Marinon.
Në tetor, Shqipëria udhëton në Hungari dhe rikthehet në shtëpi me Poloninë. Kurse në nëntor ndeshjen e parafundit e luan në ”Wembley” më 12 nëntor të vitit 2021, kurse e mbyll me Shqipëri-Andorra më 15 nëntor.
KALENDARI I KUALIFIKUESEVE
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra
Sorry, the comment form is closed at this time.