Deklarata e Neymar për Messin trazon merkaton/ Al-Khelaifi: Nuk kam koment
Deklarata e Neymar për të luajtur sërish përkrah Leo Messit trazoi shumë tregun e transferimeve. Ka nisur një diskutim i madh për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një rikthim të brazilianit në Barcelonë apo për një transferim të Messit tek PSG. Messi ende nuk ka rinovuar kontratën me ekipin e Barcelonës. Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe presidenti i PSG, sheiku Nasser Al-Khelaifi: “Leo është një lojtar i Barcelonës, nuk kam koment”, u përgjigj shkurtimisht Al-Khelaifi.
As kjo deklaratë nuk ka ndihmuar për të kuptuar diçka më shumë në lidhje me lojtarët. Në lojë janë jo vetëm Messi dhe Neymar, por edhe Mbappe. Nëse francezi vendos të largohet tek Real Madrid, PSG do të kishte paratë e mjaftueshme për të përballuar një lojtar si Messi, por dhe kjo pistë është shumë e ndërlikuar. Në këtë kohë krizë edhe Reali e ka të vështirë të përballojë një transferim të tillë. Të mos harrojmë edhe një detaj tjetër, ku Neymar nuk bën pjesë. Messi mund të largohet nga Barcelona, por jo për tu bashkuar me brazilianin në Paris, por për tu bashkuar me Pep Guardiola tek Manchester City, skuadër që vijon të insistojë për të siguruar yllin argjentinas
Sorry, the comment form is closed at this time.