FUTBOLL/ Daja, i sëmurë. Të kuqtë, me trajner emergjence

Mungesa e madhe te Partizani në ndeshjen e sotme ndaj Bylisit është Ilir Daja.

Trajneri i skuadrës kryeqytetase është izoluar, për shkak të disa problemeve shëndetësore, por klubi nuk ka marrë ende konfirmimin se tekniku është i infektuar me COVID-19. Vendimi u mor si masë parandaluese.

Në ndeshjen kundër ballshiotëve, në pankinë kanë drejtuar asistentët e tij, Reinaldo Kalari dhe Artim Pollozhani.

“FK Partizani njofton se traineri Ilir Daja do të mungojë sot në takimin Partizani –Bylis, i vlefshëm për javën e 9 të kategorisë superiore. Ekipi do të drejtohet nga ndihmësit e tij Pollozhani, Kalari dhe Bozhiqi. Traineri Daja ka patur disa shqetësime gastrointestinale, të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale. Duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore në këtë situatë të pandemisë së COVID-19 Daja është vetizoluar në shtëpi”, ka shpjegiar klubi përmes një njoftimi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.