Covid-19 nuk përzgjedh, infektohet Florentino Perez

Spanja po përjeton valën e radhës të infektimeve me Covid-19, teksa vazhdimisht pjesëtarë apo lojtarë të klubeve të elitës e pësojnë nga virusi i rrezikshëm.

Para pak minutash Real Madrid njofton se është infektuar edhe presidenti i klubit, Florentino Perez. Në deklratën e tij klubi bën me dije se Perez, 73 vjeç, deri më tani nuk ka shfaqur simptoma.

“Real Madrid CF komunikon se presidenti ynë Florentino Pérez ka shfaqur rezultat pozitiv në testet Covid-19, të cilave ju nënshtrohet periodikisht. Ai nuk paraqet ndonjë simptomë”, shkruhet në deklaratën e klubit madrilen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.