Finalja e 25 majit/ Veliaj tregon ç’po bën Bashkia

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar në “Report” Tv përgatitjet që po bën Bashkia Tiranë ndeshjen finale të Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.

Veliaj tha se do të ketë tre ‘Fun Zone’, një në Pedonale për tifozët e Feyenoord, një tek diga e liqenit për tifozët e Romës, dhe një fun zone në sheshin ‘Skëndërbej’ për të gjithë sportdashësit, sakaq, Veliaj shtoi se do të ketë autobusë falas nga Rinasi në Tiranë për të mikpritur tifozët që do të vijnë nga vendet e tjera të botës.

“Tirana do ketë tre fun zone, një në pedonale, një tek diga e liqenit, qendra e Tiranës do jetë për një zonë tifozeri për ata që janë dashamirës. Po përgatitemi për dekorimin e qytetit. Do vëmë autobus falas për të gjithë tifozët , nga Rinasi në Tiranë”, tha Veliaj në Report Tv.

Ndalur në rritjen e çmimeve të hoteleve, Veliaj tha se nuk ka abuzim nga ato hotele që janë të regjistruara në booking, pasi është vetë algoritmi që llogarit çmimet.

“Kur flasim për hotele te regjistruar në booking, në sisteme, ke dorëzuar një pjesë të pavarësisë për çmimin. Është algoritmi që përcakton, teksa mbushen vendet rritet çmimi, kjo ofertë si për flurimin si për bujtje paska kërkesë të madhe, të fajësish hotelet që i kanë dorëzuar pavarësinë këtyre sistemeve është fyese”, vijoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.